Kaosi në seancë/ Përjashtohet nga Kuvendi për një muaj Flamur Noka, e pësojnë edhe Nallbati e Korreshi

Kaosi i shkatuar në seancën plenare të së hënës i ka kushtuar sërish shumë deputetëve të “Rithemelmimit”.
Komsioni i etikës ka përjashtuar për 30 ditë Flamur Nokën, për 20 ditë Bledjon Nallbatin dhe për 5 ditë Saimir Korreshin.
Në seancën e 4 marsit, deputetët e “Rithemelimit” u rikthyen në foltoren e Kuvendit duke e bllokuar atë, teksa përdorën edhe zhurmuesit për të pamundësuar dëgjimin e fjalimeve të deputetëve socialistë.
Flamur Noka zgjodhi të mbante zhurmues në duar, duke mos i lënë deputetët e mazhorancës të mbajnë fjalën e tyre. Ai i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim.