“Mund të kenë bërë ndonjë skenar”/ Erion Teli: Princ Leka ka pamjet nga ngjarja

Ish-shefi i marrëdhënieve me publikun në pallatin mbretëror, Erion Teli, ishte ditën e sotme në një lidhje live me emisionin “Shqipëria Live”, për të komentuar ngjarjet e fundit në lidhje me Princ Lekën dhe Elia Zeharian.

Ish-çifti është paraqitur një ditë më parë në policinë e Tiranës, ku ka bërë një denoncim. Princi dhe aktorja e njohur kanë akuzuar njëri-tjetrin për dhunë.

Uniforma blu ka sqaruar se Princ Leka është paraqitur në komisariatin nr.1 dhe ka denoncuar ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Ndërkohë të njëjtin pretendim ka pasur edhe Eliza Zaharia, e cila ka deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën.

Sipas Telit, situata ka degjeneruar pas sulmit nga ana e zotit Gjergj Zeharia.

“Princ Leka ka një orar që shkon për të takuar të bijën, kur ajo kthehet nga kopshti. Kanë rënë dakord me Elian. Gjergji është ai që ka ushtruar dhunë, Princi është munduar që t’a shmangë. Sipas burimeve nga brenda pallatit, Princi ka tentuar që të largohet, por zoti Zeharia është çuar dhe e ka goditur me shkelm”, tha Erion Teli.

Por jo vetëm kaq, pasi Teli hodhi aludimet se Elia Zaharia së bashku me babain e saj mund të kenë bërë ndonjë skenar për këtë.

“Fati i madh është se Princi di t’i shmangë këto situata. Ai ka shkuar në spital dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Gjithashtu Princi ka pamje nga ngjarja dhe ia ka dërguar policisë”, tha Teli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT