REPLIKAT/ ”Anti-shqiptar”, Meçe përplaset me zëdhënësin e Belerit: Mbylle gojën, ti je llum (VIDEO)

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor për blerje votash Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe e dënoi me dy vite burg.

Të ftuarit në emisionin “Repolitix” në Report Tv kanë diskutuar mbi rastin e tij, ku një debat i fortë është zhvilluar mes zëdhënësit të fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhulit me analistin Arben Meçe.

Replikat:

Meçe: Të arrij të dëgjoj në një emision një ati-shqiptar që të më flasë dhe unë të rri indiferent, jo jam edukuar ndryshe…

Dhuli: Me kë flet ti, me kë flet? Dëgjo këtu… Kujt i thua anti-shqiptar.

Meçe: Ke dalë në mbështetje të personit që ka folur për helenizimin e Shqipërisë.

Dhuli: Mbylle atë halenë… Ka jetë edhe pasi fiken kamerat. Ti e ca llumëra si puna jote nuk më thonë dot mua anti shqiptar. Ti je aq këllirë.

Meçe: Ua kemi gjetur vendin juve… s’je burrë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT