Televizioni anglez ITV sjell reportazhin rrëqethës për përfaqësuesen e Kosovës (VIDEO)

Futbolli i Kosovës ka qenë temë diskutimi në mbarë mediat evropiane gjatë javës së fundit.

Dardanët luajtën kundër Anglisë, ku edhe pse u mposhtën treguan lojë shumë të bukur dhe karakter të lartë në fushë.

Suksesi i futbollistëve ka bërë jehonë të madhe dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë tifozëve të vendlindjes së futbollit, Anglisë.

Televizioni anglez, ITV ka bërë një reportazh emocionues për përfaqësuesen e Kosovës.

Ata kanë ndërlidhur historinë e përgjakshme, ndërhyrjen e NATO-s dhe krijimin e ekipit përfaqësues të Kosovës.

Më poshtë mund ta ndiqni reportazhin e realizuar nga ITV.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT