“Provokim”/ Rama reagon pas sulmit me rekata ruse në Odessa: U rrezikua jeta e Mitsotakis dhe Zelensky

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Ukrainë, ku një raketë ruse shpërtheu shumë pranë kolonës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit ukrainas Volodymir Zelensky.
Rama dënon sulmin, i cili sipas tij rrezikoi jetën e Mitsotakis dhe Zelensky, teksa e cilëson homologun grek si mik dhe aleat të përkushtuar të NATO-s. Rama po ashtu shprehet se ky sulm është një provokim i pamatur dhe i rrezikshëm.
“Dënojmë sulmin me raketa ruse në Odesa që i rrezikoi jetën kryeministrit Mitsotakis, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”, shkruan Rama
We strongly condemn the Russian missile attack in Odessa that endangered the life of Prime Minister Mitsotakis of Greece, a friend and a dedicated NATO ally and of President Zelensky, whom I had the pleasure to host last week in Tirana. These are reckless and dangerous…
— Edi Rama (@ediramaal) March 7, 2024