Baza e armatimeve në Vlorë, policia jep detaje: I referohemi dy ngjarjeve kriminale…

Policia ka dhënë mbrëmjen e sotme informacionin zyrtar lidhur me depon e armatimeve që ka gjetur në Vlorë.

Sipas informacionit zyrtar bëhet me dije se pas kontrollit janë gjendur snajper, armë luftarake, pistoleta, 7 kallëpe lëndë eksplozivi. Dylbi, aksesorë plotësues, sasi e madhe fishekësh, 45 krehra automatiku.

Nga ana tjetër policia ka ftuar të gjthë qytetarët të bashkëpunojnë.

“Posedonte arsenal armësh dhe lëndë shpërthyese, anëtarë të grupit kriminal. Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur arrestimi i një personi dhe sekuestrimi si më poshtë.

Snajper, armë luftarake, pistoleta, 7 kallëpe lëndë eksplozivi. Dylbi, aksesorë plotësues, sasi e madhe fishekësh, 45 krehra automatiku. Një sasi shumë e madhe municioni, aparate celularë, radio marrëse, antenë. Ftoj qytetarët të jenë më bashkëpunues me drejtësinë. I referohemi dy ngjarje kriminale, armët do t’i nënshtrohet ekspertizës. Do t’i nënshtrohen të gjitha provave. Janë të dyshuar për një ngjarje kriminale në Vlorë”-tha kreu i policisë së Vlorës në një konferencë për shtyp.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT