U dënua me 2 vite burg për blerje votash, Meta nuk heq dorë nga Beleri: Procesi ndaj tij ka qenë i ndikuar politikisht

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon ti qëndrojë në krah Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, që u dënua këtë javë me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Beleri u dënua për korrupsion në zgjedhje dhe blerje votash, por Ilir Meta, nën logon e së cilit u zgjodh ai kryebashkiak, mendon se i gjithë procesi është i ndikuar politikisht.
“Çështja Beleri është treguesi më flagrant i kapjes dhe përdorimit kriminal të shtetit dhe sidomos të drejtësisë nga Kryeministri dhe nga Qeveria, që nga policia, prokuroria, gjykatat dhe çdo element tjetër”, tha Meta.
Beleri ishte kandidiati i koalicionit Bashkë Fitojmë, i Berisha-Metës, që u arrestua dy ditë pata 14 majit, kur qytetarët iu drejtuan kutive të votimit.