Dalin pamjet nga atentati ndaj 4 shqiptarëve në Itali/ Klientët vrapojnë për t’u shpëtuar plumbave

Pamjet që shihni më poshtë tregojnë momentin nga ngjarja e rëndë, ku një shqiptari iu bë atentat në një lokal në Itali.

Siç edhe është mësuar nga mediat nga të shtënat humbi jetën shqiptari, dhe u plagosën tre bashkëkombës të tjerë.

Autor i dyshuar i ngjarjes, Mikea Zaka akuzohet se vrau dje në Frosinone të Italisë 27-vjeçarin Kasmi Kasen.

Krimi ndodhi në një lokal që ishte plot me klientë, të cilët të tmerruar u futën poshtë tavolinave apo dhe u larguan me shpejtësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT