VIDEO: Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun rus T-90 që kushton 4.5 milionë dollarë

Një video e filmuar nga ajri shfaq momentin kur forcat ukrainase arrijnë të shkatërrojnë tankun e avancuar rus T-90 gjatë një sulmi me dron.
Videoja 17-sekondëshe e filmuar nga droni dhe e shpërndarë në rrjetet sociale nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, është filmuar nga Brigada e 92 e ushtrisë ukrainase.
Në të shfaqet shënjestrimi i tankut rus nga forcat e Kievit në një lokacion të panjohur, si dhe shfaqen pamjet nga një kënd tjetër, ku shihet makineria ruse duke u hedhur në erë.
T-90 konsiderohet nga rusët si një tank i avancuar që po përdoret në luftën në Ukrainë. Sipas ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, ky tank kushton 4.5 milionë dollarë.