Marrëveshja PS-Rithemelimi, Alibeaj i përgjigjet Ramës: Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që po bën pazar për Reformën Zgjedhore

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka cilësuar si pazare negociatat e mazhorancës me Rithemelimin.

Duke ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ka pazare me Rithemelimin, Alibeaj tha se asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n.

‘Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar pë Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!

Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n.

Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.

Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!’- shkruan Alibeaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT