“Perëndimi po ecën në buzë të humnerës”, paralajmëron Moska: Luftë mund të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës

Rusia ka paralajmëruar se Perëndimi “po ecën në buzë të humnerës” dhe lufta mund të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha se veprimet e “një ose dy” anëtarëve të NATO-s mund të shohin që konflikti të kalojë dhe të dalë “jashtë kontrollit”.

Në lidhje me përshkallëzimin e mundshëm, Zakharova tha se Perëndimi “po ecën në buzë të humnerës” dhe “po e shtyn botën në skaj”.

Ajo tha gjithashtu se Perëndimi duhej të hiqte dorë nga ideja e mposhtjes strategjike të Rusisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT