Avokati: Strasburgu i vuri vulën, 21 janari krim shtetëror! Berisha mund t’ia hedhë korrupsionit, por jo aty ku është derdhur gjak

Avokati Romeo Kara tha se Gjykata e Strasburgut ka vulosur faktin që 21 janari është krim shtetëror.

“Kemi rezultate dhe vlerësime paraprake nga Strasburgu, i ka vënë vulën asaj qe kemi thënë me kohë, është krim shtetëror, duhet të hetohet sepse nuk është bërë hetim i plotë.

Këtë hetim detyrimisht duhet ta bëjë SPAK. Tani SPAK është i detyruar. Kemi pasur dy vendime më parë nga gjykata që mbështesin mos-regjistrimin e çështjes nga SPAK”, deklaroi ai në “Studio Live” në Report Tv.

Për shumë kohë, nënvizoi Kara, hetimet janë penguar.

“Për mua bien poshtë të gjitha legjendat se personat janë vrarë me armë. Është kontestuar prishja e provave dhe pengimi i hetimit pasi ka pasur konflikt verbal e më tepër se vverbal me prokurorin e përgjithshëm në atë kohë, e nuk është zbatuar nga prokuroria urdhri për arrestimin e gardistëve. Janë prekur serverat për prishjen e provave.

Mënyra si është instrumentalizuar kjo vrasje shtetërore nga Berisha… Duke qenë në krye të shtetit si president Berisha në 97 janë vrarë mbi 3700 persona. Me Gërdecin e Bëri Gërdec. Me 21 janarin… Ky njeri është gjakatar, ka një egoizëm për pushtet, e për të tepër që qëndron si alternativë për pushtet.

Aty ku është derdhur gjak e ka të vështirë ta mbyllë. Në mos ky SPAK ndoshta një SPAK tjetër do të merret dhe ta zbardhë çështjen”, shtoi më tej Kara në studion e Report Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT