Ish-kreut të ARRSH i gjenden piktura të shtrenjta dhe shuma të madha parash: S’i kam blerë, i kam bërë vetë

Detaje të reja dalin nga arrestimi i Kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili u vendos në pranga mbrëmjen e së mërkurës disa orë pasi doli nga zyra e tij, nën akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së iu janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.

Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte bërë vetë ai dhe se nuk ishin blerë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT