E FUNDIT/ Atentat në Fushë-Krujë, ekzekutohet ish-polici i burgjeve Gentian Bejtja

Të shtëna me armë janë raportuar pasditen e sotme në Fushë-Krujë, ku është ekzekutuar pranë banesë ish-polici i burgjeve Gentian Bejtja.
Atentati mësohet se ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, në oborrin e shtëpisë së ish-policit të burgjeve. Burime bëjnë me dije se dyshohet se kanë qenë dy ekzekutorë që kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.