Presidenti: Jap dorëheqjen nëse Venecia deklaron se kam shkelur Kushtetutën

Presidenti i vendit, Ilir Meta deklaroi gjatë një interviste mbrëmjen e sotme se është i gatsëm të jap dorëhqejen nëse Komisioni i Venecias thotë se ai ka shkelur Kushtetutën.
“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, ku e ka shkelur dhe si e ka shkelur patjetër jam i gatshëm të jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen nga kryeministër edhe pse nuk kishte lidhje me mua vetëm për të mos bllokuar vendin. Të thotë komisioni i Venecias që presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president kurrë në botë.”
Meta deklaroi se është i bindur që nuk ka shkelur Kushtetutën në asnjë pikë dhe se nëse largohet nga posti I presidentit do të vijojë të jetë në politikë.
“Por jam 110% i bindur që kam respektuar Kushtetutën sic e kanë shkelur ata Kushtetutën, le të lobohet në Venecia, gjithë këto PPP që po dalin. Patjetër unë në politikë do vazhdoj. Do mbroj dhe interesin kombëtar që janë vënë në pikëpyetje. Një atdhe kam, të tjerë mund të kenë dhe dy. Uë do e mbroj interesin kombëtar deri në ditën e fundit. “Unë një atdhe kam. Sorosi ka dy.”