“Rusia mund të sulmojë NATO-n pas dy vitesh”

Një raport i inteligjencës gjermane tregon synimet e mundshme ushtarake të Rusisë ndaj NATO-s në vitet e ardhshme, duke filluar nga viti 2026. Në raport thuhet se Rusia po përgatitet për një konflikt në shkallë të gjerë me Perëndimin, i treguar nga riorganizimi i ushtrisë së saj, lëvizja e trupave dhe vendosja e raketave në pjesën perëndimore të vendit.

Sipas informacioneve të Business Insider, analiza e shërbimeve të inteligjencës gjermane po qarkullon aktualisht në qeverinë gjermane. Sipas kësaj, vërehet një intensifikimi i ndjeshëm i prodhimit të armëve ruse, i cili mund të çojë në dyfishimin e fuqisë ushtarake të Rusisë në pesë vitet e ardhshme krahasuar me sot, veçanërisht në armët konvencionale.

Ky projeksion ka çuar në përfundimin se një sulm në të paktën një pjesë të territorit të NATO-s, si vendet baltike apo Finlanda, nuk mund të “përjashtohet më” duke filluar nga viti 2026.

Raporti, i cili ende nuk është bërë publik nga shërbimet gjermane, ka tërhequr vëmendjen edhe të selisë së NATO-s. Ndërsa ka shqetësime për aftësitë ushtarake në rritje të Rusisë, zyrtarët e NATO-s besojnë se kjo nuk duhet të çojë domosdoshmërisht në luftë. Vlerësimi i inteligjencës amerikane i cituar nga Business Insider sugjeron se Rusisë mund t’i duhen pesë deri në tetë vjet për të rivendosur forcën ushtarake që kishte përpara pushtimit të Ukrainës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT