Benzi i blinduar në Sauk i kushëririt të Vis Martinaj, 28 vjeçari i dënuar te 313-ta

Forcat Operacionale kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme një kontroll të gjerë në zonën e Saukut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Në parkingun e një pallati është gjetur një mjet i blinduar dhe brenda tij armë e bllokues valësh.
Bëhet fjalë për një mjet të blinduar Mercedes Benz i cili rezulton së është në pronësi të shtetasit Emiljano Nina, djali i hallës i biznesmenit të basteve Ervis Martinaj.
28 vjeçari aktualisht ndodhet në Burgun 313 në Tiranë, pasi ndaj tij ka një dënim me 8 muaj burg për dhunë në familje, si dhe është gjetur përgjegjës për aksidentin e ndodhur në zonën e Liqenit Artificial, disa muaj më parë.

Në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë kanë gjetur në parkingun e një pallati automjetin në pronësi të Emiljano Ninës 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi Olsi Gjoshi, 37 vjeç.
Brenda automjetit, efektivët e Forcës Operacionale kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, një pistoletë dhe një automatik, krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Emiljano Nina dhe po punohet për kapjen e shtetasit Olsi Gjoshi, thotë Policia e Tiranës.
Tiranë – Vijon operacioni mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat:
– Në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi O. Gj., 37 vjeç.
Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. N., dhe po punohet për kapjen e shtetasit O. Gj.
