Asambleja e PS-së, Rama: Pazaret me non-gratën janë broçkulla

Kryeministri dhe njëkohësisht, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës, Asamblenë Kombëtare të PS.
Takimi që po zhvillohet në një resort në zonë, po mbahet në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave të PS-së.
“Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjali do të rikthehet në vend të dhunimit të saj. Rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfiduat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë.
Bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë. U fol për pazare, për trembje të socialisteve nga SPAK. Të gjitha janë broçkulla për të treguar sesa të vështirë e ka një pjesë e shoqërisë e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politik dhe media të kuptojë ose pranojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri,” tha Rama.
“Procesi i rienergjizimit të partisë ka prekur cdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi, që futi mekanizmin dixhital te informimit dhe frymën mes qarqeve për të tejkaluar objektivat e anëtarësimeve.
Sot numërojmë 29 mijë e 225 anëtarësime të reja. Kjo shifër është domethënëse për të gjithë, për të parë potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike. Le të mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti. Të gjithë e keni parë se sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat. Kjo për një arsye, nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne, por kemi shkuar ne tek ata.
E dyta rishikimin e përbërjes të cdo organizatë. Burra e gra të cdo moshe, sa me e përfaqësuar zona në përbërje të organizatës aq më e fortë do jetë lidhja e PS me atë zonë,” u shpreh kreu i qeverise.