Rëndohet bilanci i aksidentit në Tepelenë! Katër persona të vdekur, dy në gjendje të rëndë

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë.
Paraprakisht u raportua për një viktimë, por edhe 3 persona të tjerë kanë ndërruar jetë. Nga ana tjetër, dy persona janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, ku u përplasën 3 mjete. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.