FOTO: Rama tenton të hyjë në makinë, ministri Manja ‘e kthen’ nga rruga. Çfarë ndodhi në Kryesinë e Kuvendit

Ka zgjatur gati 2 orë mbledhja e grupit të PS-së mbledhur sot në kryesinë e Kuvendit. I pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.

Në fotot më poshtë shihet momenti kur kryesocialisti po largohet nga mbledhja, por ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ‘i ndërpret rrugën’.

Pas mbledhjes Rama ka qëndruar disa minuta jashtë ambienteve të Kryesisë së bashku me ministrin Manja, e më pas është larguar, duke mos bërë asnjë koment për gazetarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT