Putin mban fjalimin e fitores pas përfundimit të zgjedhjeve: Tani do të jemi më të fortë, askush nuk do të na shtypë

Pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet presidenciale Vladimir Putin u shfaqupër të konfirmuar se ka fituar presidencën.
Ai thotë se fitorja e tij do t’i lejojë Rusisë të bëhet më e fortë dhe më efektive.
“Askush nuk do ta shtypë kurrë Rusinë kur të jemi të bashkuar. Ne jemi një familje e bashkuar. Dua të falënderoj rusët për mbështetjen dhe besimin.
Rezultati i zgjedhjeve përfaqëson besimin e plotë të qytetarëve në faktin se ne do të bëjmë gjithçka siç është planifikuar. Tani do të jemi më të fortë dhe më efektivë”, tha presidenti rus Vladimir Putin.