Zbardhet sot nga Autoriteti i Dosjeve dosja e Drita Çomos

Autoriteti i Dosjeve organizon klubin e librit “Mësojmë nga e kaluara” ditën e martë, datë 19 Mars në orën 13:00. Aktiviteti do të mbahet në hollin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Këtë rradhë e ka rradhën libri “Dritë që vjen nga humnera” nga Drita Çomo.

Libri “Dritë që vjen nga humnera’’ i Drita Çomos është një përzgjedhje e ditarit të Drita Çomos dhe poezive të saj në një libër të plotë, me parathënie të shkrimtarit Ismail Kadare. Ditari i saj është një kronikë e sëmundjes në kushtet e internimit të familjes së saj në Cërrik. Drita është e bija e dy ish-funksionarëve të pushtetit komunist dhe fati i saj pashmangshëm është fati i gjithë fëmijëve të përndjekur për shkak të luftës politike që iu bë prindërve të tyre në periudhën e diktaturës komuniste

Bashkë me diskutimin për librin do të zbardhet për herë të parë dhe dosja e ish-Sigurimit të Shtetit për Drita Çomon. Gjithashtu do ketë momente nga zbardhja e dosjes së Liri Belishovës. Të ftuar janë familja e Drita Çomos dhe Raimonda Bulku, mikeshë e Drita Çomos. A.K./TemA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT