Ngacmimi seksual? Shkrimtari: Egla mbrëmë në Big Brother nisi diçka që nuk do të fshihet më në shoqëri

Prime-i i djeshëm në Big Brother VIP në Top Channel nisi me një çështje të nxehtë të ditëve të fundit pas një akuze që aktorja Egla Ceno bëri ndaj Saimir Kodrës për ngacmim seksual në vendin e punës diku 25 vite më parë.

Kjo temë u diskutua edhe mëngjesin e sotëm në emisionin “Në shtëpinë tonë”. Shkrimtari Albatros Rexhaj tha se dihej tashmë që diçka e tillë ekzistonte në shoqërinë tonë.

“Ngacmimet seksuale janë gjërat që ndodhin, njerëz të pushtetshëm si burra e gra e bëjnë këtë përdorin autoritetin që ja jep pozita dhe faktin që personi përballë ka nevojë për një promovim, por të flasësh me emër mbiemër, në shoqërinë tonë ka qëndruar si lloj stigme, dogme, kjo e bën debatin më serioz.

Unë tani jam dhe jurist, dhe kur dikush e pretendon statusin e viktimës, ndryshojnë gjërat, nuk është më bardhë e zi, është një disiplinë juridike më vete. Kjo ndryshon dhe çështjen penale.

Debati do të jetë më i thellë e më serioz, mbrëmë në Big Brother ka nisur diçka që nuk do të ndalet më, njerëzit do të jenë më të lirshëm të shprehen. Egla hapi diçka që nuk do mund të ndalet tani në shoqëri,” tha Rexhaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT