Bardhi pro projektit të dhëndrit të Trump në Sazan: Mbështesim çdo investim të huaj, por…

Në vendin tonë është bërë “traditë” që opozita të kundërshtojë çdo projekt të nismuar nga mazhoranca.
Megjithatë, duket se në rastin e investimit që përflitet se do të bëhet nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner në ishullin e Sazanit, të gjithë janë dakord.
Këtë e ka konfirmuar sot kreu i grupit parlamentar të “Rithemelimit” Gazment Bardhi, i cili tha se mbështesin çdo investi mtë huaj, që bëhet me transparencë.
“Nuk ka asnjë projekt konkret që të marrë vëmendjen nga Partia Demokratike. Në parim, mbështesim çdo investim të huaj, por rikonforojmë qëndrimin tonë, që investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin, me garë të hapur dhe një analizë se çfarë përfitojmë. Një nga qëllimet tona është të thithen investime të huaja. Ligji për investimet strategjike këtë qëllim ka pasur. Ky ka qenë Edi Rama e përdori ligjin për t’ua dhënë atë ligj 5 individëve”, tha Gazment Bardhi.