Parlamenti po kthehet në normalitet, deputeti socialist: Pas 5 muajsh opozita kuptoi përgjegjësinë dhe detyrën e saj

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi foli për kthimin në normalitee të Parlamentit, ku seanca e ditës së enjte do të jetë testi i parë për opozitën dhe mazhorancën.

Krashi tha se e rëndësishme është që Parlamenti po i rikthehet normalitetit, ndërsa shtoi se pas 5 muajsh opozita kuptoi detyrën dhe përgjegjësinë e saj.

“E rëndësishme është që Kuvendi po i rikthehet normalitetit. Secili prej 140 deputetëve e ka trajnimin për të qenë anëtar i komisioneve.

Se kush do jetë do të duhet të presim. Opozita e kuptoi që pas 5 muajsh ka ardhur koha që është detyra dhe përgjegjësia jonë për të zhvilluar seancat plenare normale.

Në rastin konkret kemi votimin e dy komisioneve hetimore. Është e rëndësishme që ne ta përdorim për të dhënë alternativën e forcës politike”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT