E rëndë/ Merr flakë autobusi në aksin Elbasan-Tiranë, shtëllunga të mëdha tymi në zonë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, teksa një autobus është përfshirë nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë,
Fatmirësisht, në mjet nuk kishte pasagjerë, ndërsa shoferi ka dalë jashtë pa lëndime, teksa nga pamjet shihet se flakët kanë përfshirë të gjithë mjetin. Po ashtu, zjarri ka shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi, duke krijuar ndotje në ajër.
Edhe qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi, pasi një pjesë e aksit është e bllokuar.