Basha merr me “pozitivitet” përjashtimin nga seanca, batuta me gazetarët: Nuk më lënë të futem brenda

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka pritur me humor vendimin e kryeparlamentares Lindita Nikolli për ta përjashtuar nga Kuvendi.
Gjatë një komunikimi me gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, Basha mes humorit tha se do t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve të tyre, pasi nuk kishte ku të shkonte, pasi nuk i lejohej që të futej sërish brenda sallës.
“Një sekondë ju lutem! Të mbaroj njëherë pastaj pyetjet se nuk kam ku të shkoj. Nuk më lënë që të futem sërish brenda.”, tha Basha mes të qeshurash.
Basha u përjashtua nga seanca sepse bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i dha fjalën.