Dashnor Sula shkon në Kuvend me dy kokrra domate, i nxjerr në foltore: Ju hani biftek në Dubai, populli…

Deputeti demokrat Dashnor Sula njihet për origjinalitetin e tij sa herë që shkon në sallë ne Kuvendit.

Edhe ditën e sotme ai i ka habitur të gjithë, teksa në foltore ka shkuar duke mbajtur në duar dy kokrra domate. Me to, ai ironizoi deputetët në sallë, teksa tha se “populli i thjeshtë këto ha, ju hani byftek Dubai”.

Sula shtoi se 90% e produkteve bujqësore vijnë nga importi, duke akuzuar qeverinë për mungesë të mbështetjes së fermerëve ne vend. Ai paralajmëroi  mazhorancës se në prill dhe maj dy figura të tjera të larta do të dalin para drejtësië.

“Populli i thjeshtë domate ha, ju që hani beftek Dubai po. Sigurisht nga mazhoranca u fol gjatë dhe prekin zërat e buxhetit. Ministrja e tha saktë që janë rritur të gjithë treguesit e buxhetit dhe pritshmëritë për vitin 2024.

Po janë rritur, por pse nuk thua ti që është rritur edhe vjedhja edhe korrupsioni, keni gjysmën e mazhorancës në burg, por nuk i kujtoni. Ministrja tjetër tha se kur keni qenë ju në pushtet nuk kishte turizëm, normal që nuk kishte se nuk ishin bërë akoma rrugët, tani po, tani që i bëri Evis Berberi, vijnë turistët. Ky është realiteti. Ju tentoni ti merrje mendjen qytetarëve me shifra, në një kohë që harroni se çfarë ndodh çdo ditë këtu.

Shikoni në prill dhe maj, së shpejti do keni dy figura të larta para drejtësisë. A e dini ju ministre që 90% e domateve dhe produkteve të tjera vijnë nga importi, vijnë nga Kreta dhe Turqia. Pse prodhimi në Shqipëri del më i lartë se në Greqi e Turqi, vjen për arsye të thjeshtë, për shkak të skemave të mbështetjes që ju duhet të jepni.”- tha Sula.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT