“U kujtuat pas 18 vitesh”/ Spiropali-deputetëve të opozitës: Kur ishit në qeveri nuk u kujtuat për Zgjedhoren

Komisioni i Reformës Zgjedhore është bërë temë debati ditën e sotme në seancën parlamentare.

Teksa deputetët e opozitës kanë fajësuar mazhorancën për dështimin e punimeve të komisionit, Elisa Spiropali ironizoi duke thënë se u kujtuan të flasin pas 18 vitesh për sistemin zgjedhor, pas iteksa ishin në qeveri, nuk e kanë diskutuar.

Ndër të tjera, Spiropali komentoi dhe kthimin e normalitetit në Kuvend pas kasoit, teksa tha se për çdo deputet është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund.

“Besoj se për çdo deputet është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Është gjithmonë më mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën, të biesh dakord qoftë dhe me atë që ke përballë. Nuk ishte nevoja të vinin ambasadorët dhe të shohin si ne ulemi.

Nuk kemi parë që kur ju ishin në qeveri, të diskutonit sistemin zgjedhor. Nuk mund të vish pas 18 vitesh dhe të thuash nuk jemi pjesë e këtij sistemi. Nuk mund të na akuzoni ne. Ne e ngritëm atë Komision.”-, tha Spiropali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT