Bujar Osmani, i vetmi shqiptar që posedon kategorinë më të lartë të certifikatës së NATO-s

Në publik ka ngjallur interes dhe komente të shumta kërkesa e kandidatit shqiptar për president, Bujar Osmani në lidhje me formimin e një Bordi ndërkombëtarë, ku përfshihen NATO, BE dhe SHBA, të cilën do të certifikonin funksionarët e ardhshëm, nëse kanë lidhje me Rusinë ose janë të korruptuar.
“Kështu Ilir, kjo nuk është e vërtetë. Në Maqedoni të Veriut dy persona jemi, një maqedonas dhe unë, një shqiptarë, që kemi kategori më të lartë të certifikatës së sigurisë së NATO-s. NATO ka 4 lloje të certifikatave, nga më e dobëta deri tek më e larta. “Restricted, Confidential, Top Secret, dhe COSMIC Top Secret”. Dy persona në vend kemi COSMIC Top Secret. Për të marrë këtë certifikatë, duhet 32 shtete të NATO-s, shërbimet e tyre të garantojnë se ky person është i sigurt për informacionet e NATO-s, dhe nuk ka kontakte të rrezikshme me shërbime ruse dhe së dyti, bëjnë verifikimin edhe të korrupsionit. Dhe jam krenar që jam bartës i certifikatës COSMIC Top Secret, që më mundëson qasje në dokumentet më konfidenciale të NATO-s, bile dhe ato bërthamore.