Rama tregon si e ka njohur dhëndrin e ish-presidentit Donald Trump: Erdhi me jaht…

Kryeministri Rama thotë se e ka njohur dhëndrin e ish-presidentit të SHBA, Jared Kushner, pasi ky i fundit kishte ardhur për ta vizituar Shqipërinë me një jaht.
Kryeministri Rama thotë se Kushner ishte pronari i jahtit teksa shton se është takuar me të në Durrës me ftesë të dhëndrit të Trump teksa shton se takimet e tyre kanë vijuar herë pas here.
“E kam njohur rastësisht sepse ka ardhur bashkë me gruan dhe me miq të tjerë për ta vizituar Shqipërinë me një jaht. Ai që është pronari i jahtit dhe ai që ishte prijësi i tyre, më ftoi kur ata kishin ndalur në Durrës për t’u furnizuar dhe për ta vazhduar më tutje. Kemi bisdeduar, nuk ishin 2 por një grup më i madh njerëzisht dhe jemi takuar herë pas here.
Sazani sot është zonë ushtarake. Do të duhet patjetër të hiqet nga lista e ushtrisë. Përsa i përket Portit të Sarandës ne kemi ndeshur një situatë që ka krijuar një eksperiencë shumë të keqe për të drejtat e zhvillimit të një prone në bazë të një kontrate për sipërmarrësit.
Aty ka një kontratë dhe ajo kontatë është kontratë me një sipërmarrje dhe marrja peng e një investimi që dot do t’i kishte dhënë Sarandës një marinë turistike të nivelit që pretendojmë të ketë Shqipëria, është në shkelje të plotë të të drejtave të investitorëve. Fatmirësisht ata janë shqiptarë, po të ishin të huaj do të kishin shkuar në arbitrazh. Pengohen 200 milionë Euro. Drejtësia ka të drejtën t’i bëjë të gjitha në raport me një procedure që i takon autoriteteve shtetërore. Nuk ka të drejtë të marrë peng një kontratë të nënshkruar që obligon shtetin shqiptar. Fati i mirë është që ata janë shqiptarë sepse po të ishin të huaj, do të na kishin marrë qimet e kokës. Aty pengohen 200 milionë,” tha Rama.