Rrahën brutalisht 30-vjeçarin me shkopa bejsbolli/ Dorëzohen pas 3 ditësh në arrati 4 autorët (EMRAT)

Katër personat që dhunuan me shkopinj bejsbolli një 30-vjeçar disa ditë më parë në Korçë janë dorëzuar në polici. Autorët Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura u dorëzuan pas 3 ditësh në arrati, në pamundësi për të qëndruar akoma të fshehur.
30-vjeçari Ramadan Hasani u rrah brutalisht nga 4 të rinjtë pas një konflikti për motive të dobëta, por tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në pamjet e siguruara për Top Channel nga gazetarja Dhorjela Çule, i riu vrapon dhe futet në ambientet e një servisi për t’i shpëtuar personave që po e ndiqnin nga pas me shkopinj bejsbolli në duar.
Ai ka mundur të futet në ambientet e servisit, ku në fillim një prej personave e ka goditur me shkop, dhe pak sekonda më vonë kanë mbërritur dhe tre të tjerë. I riu ka tentuar edhe një herë që t’i shpëtojë dhunës, por nuk kam mundur dhe është goditur nga të katërt personat.
Edhe pse në servis ka pasur disa të tjerë prezent, duket se askush nuk ka tentuar që t’i ndajë. 30-vjeçari i identifikuar si Ramadan Hasani, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se konflikti ka nisur në datë 14 mars mes Hasanit, Selimajt dhe vëllait të këtij të fundit.