Arrestimi i Jorgo Goros jehonë në Greqi! Mediat helene: Të shohim nëse Rama do “sakrifikojë” njeriun e tij

Mediat greke nuk kanë humbur asnjë minutë por kanë transmetuar menjëherë arrestimin e Jorgo Goros, duke iu referuar në shumë raste lajmit të transmetuar nga Top Channel dhe media të tjera shqiptare.

“Arrestohet Jorgo Goro, kryebashkiaku i zgjedhur i Ramës në Himarë”, është titulli i protalit “News bomb”, që vë në dukje se ky arrestim vjen pas shumë ankesave për “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim prone”.

“Bëhet fjalë për shitjen e një prone me sipërfaqe 5512 m2”- theksohet në shkrim.

“Arrestimi i Goros u bë pas denoncimit të Fredi Belerit”-, shkruan edhe gazeta “Parapolitika” në faqen e saj.

Sipas reportazhit të televizionit publik “Ert”, Jorgo Goro kreu tre mandate në krye të bashkisë së Himarës dhe pas zgjedhjeve të 14 majit 2023 ushtron detyrën e kret të bashkisë, duke zëvendësuar kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleris, i cili ndodhet në burg i  gjykuar nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit në periudhën parazgjedhore. Ishte vetë Beleri, theksohet në reportazh, që në fund të vitit të kaluar kishte bërë padi ndaj Goros në SPAK duke e akuzuar për shpërdorim detyre.

“Le të shohim nëse do dalin akoma më shumë hollësi në gjithë këtë proces, apo Edi Rama sakrifikon një njeriun e tij, të zgjedhurin e tij në mënyrë që të zbusë reagimet e krijuara nga mbajtja në burg e Fredi Belerit”,– thuhet në reportazhin e “Tv Skai”

“Krijon përshtypje fakti që ky zhvillim me arrestimin e Goros, i cili deri më tani nuk kishte pranuar të jepte dorëheqjen, i lehtëson manipulimet e Ramës, ndërkohë që Gjykata shqiptare kishte theksuar se është i paligjshëm qëndrimi i tij në pozicioni i kryetarit të bashkisë”,– shkruan në portalin e saj gazeta “Protothema”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT