VIDEO E RËNDË/ Arrestohet në Rusi një tjetër terrorist që kreu sulmin, ushtarët i presin veshin

Një video e rëndë po qarkullon në mediat sociale, ku pretendohet se autoritetet ruse kanë kapur një prej terrositëve që kreu sulmin në Moskë.

Në pamjet e rënda shihet kur njëri prej ushtarëve i pret veshin e djathtë të arrestuarit dhe e detyron ta hajë. Vërtetësia e videos, si dhe lidhja e saj me arrestimet për masakrën në Moskë nuk mund të verifikohet për momentin.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 22 marsit, kur katër sulmues të kamufluar kanë hyrë në sallën Crocus City dhe kanë nisur sulmet, teksa njerëzit kanë pritur nisjen e koncertit. Rusia ka arrestuar 11 persona që dyshohen se kanë pasur lidhje me sulmin, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT