E FUNDIT/ Apeli rrëzon kërkesën, Berisha nuk do të marrë pjesë në seancat plenare

Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.
Bëhet me dije se vendimi u mor këtë të hënë nga trupa gjykuese.
Sa i përket këtij vendimi një deklaratë të shkurtër për mediat ka mbajtur dhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.
“U vërtetua shkelja e Kushtetutës, shkelmimi i saj, nga shkalla e parë dhe apeli, këta sy që s shikojnë, me regji, këta kanë sheklur kushtetutën se zoti berisha nuk është një punëmarrës, rastet kur mandati mbaron apo ndërpritet, dhënien e lejes është një kërkesë e pjesshsme, ne e kemi bërë në emër të kërkimeve pa lënë asnjë shteg procedurial apo kushtetues, e thashë kërkimi ynë ëhstë lirimi i zotit berisha, nuk ka vepër penale, nuk ka akuzë, nuk ka prova, këta kanë vënë trupat e tyre, kjo gjykatë me vendimin e saj. Nuk kemi pasur asnjë lloj përgjigje, herën e fundit kanë sjellë disa dokumente, kemi prova që bëjnë rrugën vajtje ardhje, nuk i pranon SPAK, të bëjnë ekspertim të ri, absolutisht asgjë.”- tha Gjokutaj para mediave.
Ndërkohë kujtojmë se Berisha kërkonte të dilte nga shtëpia, ku ndodhet në masën “arrest shtëpiak”, për të qenë i pranishëm si deputet në mbledhjet e Kuvendit, por kërkesa iu refuzua.
Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që nga data 30 dhjetor, nën akuzë për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.