Pse u largua nga detyra Albana Fico? Ministrja e Shëndetësisë: Nuk ka lidhje me urgjencën…

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu sapo ka mbërritur në QSUT, ku po prezanton para shefave të shërbimit drejtoren e re, Alma Canin.

Gjatë një fjale të shkurtër për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu ka sqaruar se lirimi i Ficos nga detyra si drejtuese e QSUT nuk ka lidhje me zjarrin e rënë tek urgjenca pas javë më parë.

“Lirimi i Albana Ficos nga detyra nuk ka lidhje me urgjencën. Sjellim energji të reja për projektet në vazhdim”-tha ministrja për mediat.

“Drejtorja e re e QSUT në rend të parë do të ketë vënien në funksion të plotë të urgjencës së sëmundjeve të brendshme”-tha Koçiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT