VIDEO: Ulërima qensh dhe ndjekje në pyll, personi në video është një nga terroristët e sulmit në Moskë?

Një video e hedhur në Telegram e shpërndarë më pas në rrjete sociale pretendon se përmban pamje të kapjes nga ushtria ruse të një prej autorëve të terrorit në teatrin pranë Moskës.

Në video shihet një ndjekje me qen e një personi në pyll.

Më pas ai rrethohet nga ushtarë që flasin rusisht dhe e godasin.

Autenticiteti i videos është i paverifikueshëm.

Një numër i papërcaktuar burrash të armatosur me kallashnikovë, granata dhe shishe ndezëse masakruan publikun e një teatri të madh në periferi të Moskës.

Numri i të vdekurve është rreth 140, shumë të tjerë janë plagosur.

ISIS – K mori përgjegjësinë.

Shtetet e Bashkuara lëshuan alarmin vetëm dy javë më parë. Ukraina mohon të ketë lidhje me ngjarjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT