Zbulohet dokumenti i parë i tryezës së grupit të punës PS-PD për reformat me 84 vota

Mbledhja e parë e grupit të punës së reformave do të mblidhet të enjten në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Ky do të jetë takimi i konstituimit pas vendimit të kryesisë së Komisionit të Ligjeve për ta ngritur si pjesë e marrëveshjes PS-Rithemelimi.

Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe kalendari i punës së tyre, ndërsa dokumenti i parë me të cilin do të nisin diskutimet lidhen me amnistinë Penale.

Miratimi i amnistisë në Kuvend kërkon 84 vota, që PS e vetme nuk i ka.

Fillimisht, PS pati negociata me grupin e Bashës për kalimin e këtij ligji por që dështoi finalizimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT