Paraqitet në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Maçka

Është paraqitur ditën e sotme në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka.

Mësohet nga burimet për medoa se Mançka është pyetur nga prokurorët në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv/kryeministrin.

Bëhet me dije ndër të tjera se Mançka gjatë marrjes në pyetje ka theksuar se vila që i është sekuestruar, ia ka lënë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ndërkohë që ka theksuar se ajo vetë ka vetëm një banesë në zonën e ish-Bllokut.

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet

Back to top button
LAJMET E FUNDIT