Ish zv.kryeministri Braçe, kritika Erion Veliajt dhe Taulant Ballës. Dhe ironia tallëse: Është ministri i policëve rrugorë

Deputeti socialist Erjon Braçe ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram një video, ku tregon vështirësitë e trafikut në Tiranë dhe ironizon ministrat, përfshirë kryebashkiakun për paaftësi dhe absurditet në kryerjen e detyrës.

Braçe i drejtohet zyrtarisht me anë të një thirrje ministrit Taulant Balla dhe Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të ndryshojnë tabelën pranë kryqëzimit tek ish stadiumi Qemal Stafa.

Sipas tij sinjalistika e vendosur në atë rrugë krijon një trafik të rënduar gjatë orëve të ditës, gjë e cila sipas Braçes është një “ferr i përditshëm”.

“T’ju tregoj pak ferrin e përditshëm këtu të lagja ime. Urdhëroni, ky është trafiku. Dhe e dini pse është ky trafiku?! Prej kësaj tabelës këtu.

Në vend që rruga të vazhdojë drejt dhe ne të dalin në Rrugë të Elbasanit, duhet të kthehemi këtej. Dhe këtej, ka një kthesë të dytë atje, një kthesë të tretë atje dhe kështu me radhë. Për këtë arsye bllokohet trafiku për këtë lagje.

Kam një thirrje që mund të jetë, nuk e mbaj mend e sata është për ministrin e Policisë Rrugore, për kryetarin e bashkisë, ku di unë kush e ka në dorë tjetër, edhe për ministrin e Transporteve: Të rregullojë tabelën, të rregullojë tabelën këtu, të rregullojë tabelën. Asgjë më shumë nuk kërkohet.

Të ndryshojë tabela dhe ne të dalim drejtpërdrejt në Rrugën e Elbasanit. Kaq e thjeshtë është. Të dalim drejtpërdrejt në Rrugën e Elbasanit. Si njerëz! Si njerëz! Jo kështu, Urdhëro. Shihe si është këtu.

Duhet të shkojmë deri te fakulteti poshtë, të kthehemi prapë djathtas, të bëjmë rrethrrotullimin dhe të hyjmë prapë në qytet. Ja, ky është muhabeti”, – shprehet Braçe në video.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT