Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës, Basha: U kry! Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve

Kosova zyrtarisht është anëtare e Këshillit të Europës. Komiteti Politik miratoi sot në Paris anëtarësimin e Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha, i pranishëm në Paris shprehet mirënjohës aleatëve të shqiptarëve për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Postimi i Bashës:

U kry!

Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.

Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.

Urime Kosovë/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT