Ilir Meta “sfidon” hapur Lulzim Bashën një ditë pas debatit në distancë (VIDEO)

Një ditë pas debatit në distancë me Lulzim Bashën, kreu i Partisë së Lirisë ka sfiduar hapur liderin e Partisë Demokratike.

Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në Facebook një video ku shfaqet duke bërë ushtrime fizike.

Videoja që duket se është xhiruar në një palestër afër liqenit artificial ka mbishkrimin: Koha për t’u shkundur.

Ish-presidenti shfaqet me një bluzë të kombëtares ku pas ka emrin e tij por pa numër.

Meta, ashtu si bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë “fansë” të crossfit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT