Çfarë po ndodh? Ngrihet alarmi, flota ruse shfaqet pak kilometër larg Sicilisë

Një flotë ruse ka hyrë në brigjet e Mesdheut dhe së shpejti pritet të kalojë kanalin sicilian.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për tre anije të projektuara për operacione, me qëllim zbarkimin e trupave dhe automjeteve sulmuese.
Ngarkesa e saktë nuk dihet, por zakonisht anije të tilla transportojnë armë, automjete dhe pajisje të tjera nga një port në tjetrin.
Të shohësh ato në ujërat e Mesdheut është mjaft e pazakontë, por prej disa javësh Moska ka ndryshuar kurs duke ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie për të shmangur problemet me rrugën e vjetër, raportojnë mediat fqinje.