Viti i ri shkollor, sot 24 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Ka nisur sot viti i ri shkollor 2019-2020.

Rreth 380 mijë nxënës janë ulur në bankat e shkollave, ndërsa për 24 mijë kjo do të jetë ditë e paharrueshme për shkak se ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Rreth 272 mijë nxënës janë në sistemin 9-vjeçar dhe rreth 90 mijë nxënës në gjimnaz.

Policia rrugore ka hartuar një plan masash me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit pranë shkollave.

Krahas planit të masave, policia paralajmëron prindërit që shoqërojnë fëmijët në shkolla me mjetet e tyre që të zbatojnë  rregullat e qarkullimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT