Mariglen Qato: I keqardhur qe SPAK ka rënë pre e presionit politik të Ilir Metës dhe Belind Këlliçit

I akuzuari tjetër nga SPAK, Marenglen Qato, ish- drejtor i Bashkisë së Tiranë, ka deklaruar sot para prokurorit se “në ushtrimin tim te detyres, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin.

Une Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bere asnjë veprim te kundërligjshëm.  Ne ushtrimin tim te detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin.

Ndjehem i keq ardhur qe SPAK ka rene pre e presionit politike te Ilir Metes, dhe Belind Kellicit qe kane nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real.

Mbetem besim plote qe ky proces te mbaroje sa me shpejt, drejtesia te bej punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time te dale ne drite”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT