Përqëndrimi tek turizmi, mund të rrisë të ardhurat

Nga Zhaklina Rira
Nëse do duhej të bënim një analizë mbi fuqizimin e ekonomisë vëndase dhe do duhej të flisnim për sektorët kryesor, që mund të investojme për të sjellë të ardhura, sigurisht që do të veconim lehtësisht 5-6 sektor ku vendi jonë ka prirje më të lehtë për tu zhvilluar. Po sikur të mos ishin pesë apo gjashtë, as tre por vetëm një sektor? Cdo të ndodhte nëse zhvillimi i të gjithë sektorëve të tjerë do të vazhdonte në rutinë ose normalitet, por vëmëndje të vecantë dhë energji dhe financa të shtuara do të merrte më shumë një sektor dhe cili do të ishte ai? Me 316 km vijë bregdetare, duke konkuruar vëndet fqinje në pasuri natyrore dhe arkeologjike, mendoj sektori do të ishte një i vetëm. Turisëm.
Duket sikur është tepruar me këte temë dhe për më tepër këtë verë është diskutuar shumë rritja dhe zhvillimi i turizmit në Shqipëri dhe në fakt prurjet dhe statistikat kanë treguar që kurioziteti i vizitorëve të huaj ka qënë në rritje, por mos ndoshta pikërisht për këtë arësye meriton pak më shumë vëmëndje se sa numërim vizitorësh? A ka qënë kjo e qëllimshme? Ka qënë kjo në strategjinë e qeverisë? A është shpenzuar vërtetë aq shumë në marketing në raport me të ardhurat që ka sjell turizmi? Në Shiqipëri sipas raportit të turizmit 2018 nga INSTAT, Shqipëri ka mesatarisht 5 Hotele për 100 km² më shumë se 17.000 dhoma dhe 38.000 shtretër ishin në dispozicion të turistëve dhe vetëm gjatë vitit 2018 janë dhënë 75 leje për ndërtimin e “Hotele dhe struktura të ngjashme”, tre leje më shumë sesa janë dhënë gjatë gjithë periudhës 2014-2017. Aktivitetet e lidhura direkt me turizmin, gjeneruan rreth 45 miliardë lekë vlerë të shtuar gjatë vitit 2018, duke kontribuar me rreth 2,8 % në PBB, pa shpenzuar shumë në promovimin e turizmit të Shqiperisë. Po nëse turizmi merr vëmëndjen kryesore a do merrte më shumë pjesë në PBB në 2020?
Historia e Egjiptit tregon që ne Shqiptarët jemi popull vital dhe kemi dëshmuar që jemi të zotë të zhvillojmë dhe të bëjmë revolucion në ekonomi dhe për vënde të tjera. Referuar historisë së Egjiptit ( Revelations of Muhammed Ali Reform for Egyptian National Governance) personi që themeloi shtetin e Egjiptit dhe e fuqizoi atë, ishte shqipëtari nga Korca me emrin Muhamed Ali, i cili në një kohë shumë të shkurtër arriti të fuqizojë ekonominë vëndase në një sektor të vetëm, atë për të cilin Europa kishte kërkesë: prodhimin e pambukut dhe eksportin e tij të menjëhershëm në Angli dhe më tutje. Rreth 66% e popullsisë u punësua në prodhim dhe industrializim të pambukut, ndërkohë që sektorët e tjerë si prodhimi i armëve dhe përpunimi i drurit zinin secila 17%. Projekti ambicioz u arrit dhe falë ekspertëve që ai i formoi në Europën Perëndimore dhe US, për përdorimin e makinerive në përpunimin e tij.
Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë dhe sot, duke zhvilluar fuqimisht një sektor, përsa kohë kemi akoma vëmëndjen e turistëve të orientuar drejt Shqipërisë, mendoj që ky sektor duhet të jetë turizmi, por turizmi gjithëpërfshirës, i cili mund të sjellë vizitorë gjatë gjithë vitit. Ndaj mendoj që meriton një vëmëndje të vecantë në të gjithë nënsektorët e tij.
Turizmi bregdetar. Në vitin 2018 turizmi bregdetar ka patur një “Boom” për shkak të bukurisë natyrore duke tërhequr të gjithë tipet e vizitorëve, si ato me të ardhura të mesme ashtu dhe ato me të ardhura relativisht të larta duke shpenzuar në vëndin tonë një mestare prej 50 Euro në ditë për vizitorë. Kjo tregon që nuk kemi tërhequr akoma turizmin e lluksit, gjë që do e rriste në mënyrë të ndjeshme këtë vlerë dhe për pasojë dhe të ardhurat që do të vinin nga ky turizëm. Nëse toka ka rrugët dhe ajri portet,
ne akoma nuk kemi hapur derën dhe krijuar “rrugën kryesore” në det për këtë lloj turisti. Marinat dhe portet e jahteve. Janë miratuar tashmë projektet e para dhe kjo do të sjellë një ndikim të menjëhershëm dhe të shpejtë në turizëm në ditën e parë të funksionimit të tyre. Eshtë shumë e rëndësishme që kompanitë e para menaxhuese të kenë eksperiencën e duhur në shërbim dhe mirëmbajtje, në rast të kundërt mund të na kthehej “në dëm” si financiar por dhe turistik. Mendoj që është e domosdoshme që në dhënien e PPP-ve të këtyre projekteve të jetë e vendosur me ligj një minimum eksperience për kompaninë menaxhuese, për shkak të menaxhimit shumë specifik dhe teknik që kanë portet e jahteve, si në shërbim, mirëmbajtje, infrastruktura, lidhja e shpejtë me qëndrën e qytetit, furnizmet etj. Nëse kjo arrihet me sukses mund të shndërrohemi lehtë dhe në vënd parkimi dhe gjatë periudhës së dimrit, gjë që do të na sjelle të ardhura dhe gjatë dimrit.
Për të fuqizuar dhe më shumë turizmin e lluksit është e nevojshme gjithashtu krijimi i rezorteve me 5 yje dhe rritja e numrit të tyre në vazhdim. Nëse pronarët e jahteve preferojnë të flenë në det, turistët e lluksit nëpërmjet ajrit janë më dembel dhe kërkojnë një shërbim të plotë “all inclusive” pa patur frikë për standartin e ofruar. Duhen sjell emra të mëdhenj në fushën e hoteleve internacional, sidomos bregdetare. Kanë filluar emrat e parë si Melia Hotel, Hilton Garden, etj por ky numër duhet shtuar për shkak të rritjes së konkurencës. Nga të dhënat e INSTAT, 4 nga 10 shtetas të huaj që kanë hyrë në vendin tonë gjatë periudhës 2014-2018, kanë ardhur për pushime (përfshirë turizmin elitar) tregon që këto emra janë një e mirë dhe në qytete për ato që janë kurioz të eksplorojnë dhe Tiranën apo qytet e tjera.
Turizmi historik: Numri i vizitorëve të cilët vizitojnë parqe arkeologjike, muze, kala dhe monumente nga 2014 në 2018 ka pasur një rritje të ndjeshme nga 404,244 vizitorë në 990,454 vizitorë. Kjo tregon që vëmëndja është por si mund ta bëjmë vërtetë atraktive për vizitoret. Përvec invetsimeve të mirëmbajtjes apo punëve kërkimore, që në fakt duhet të jetë pjesa rutinë por aspak interesante për vizitorët, sado i madh investimi. Në botë sot vëndet historike kanë një krizë të ndjeshme. Për ti “paraprirë” ne këtij problemi do shihja arsyet pse. Studime të segmentuara tregojnë që jo të gjithë vizitorët janë të interesuar të vizitojnë komplekse arkeologjike, për këtë arsye dhe i kanë kategorizuar ato.
Ajo që ka rezultuar është që vetëm “vizitorët e mencur” janë të vetmit realisht të interesuar të kërkojnë për histori, pjesa tjetër thjesht shtojnë numrin e vëndeve ku kanë qënë, ju kalojnë afër por nuk kanë interes të hynë në thellësi, ka dhe nga ata që kanë dëshirë të fitojnë status shoqëror duke u mburrur për vëndet e famshme që kanë qënë. Thënë kështu shumica e udhëtarëve nuk kanë më interes të vizitojnë vënde historike dhe ky është një fenomen që po e vuajme dhe ne duke parë nga statistika e ministrisë së turizmit që në Prill të 2019, vizitorët e muzeve kanë qënë më të ulët në numër krahasuar me 2108. Problemi është I ndjeshëm jo vetëm në vëndin tonë, problemi është që nga të gjithë turistët 5 maksimumi 10% e tyre janë të interesuar të vizitojnë vënde historike dhe akoma më keq të gjitha vëndet historike kënaqin vetëm “vizitorët e mencur” . Problemi i dytë është që vëndet historike perceptohen si vënde të vdekura dhe të mërzitshme dhe nuk ka komunikim.
Në raporti i Qëndres për Ardhmërinë e Muzeve tregon: “Një studim i vizitorëve në Muzeun Metropolitik të Artit të botuar në vitin 2001 raportoi që koha mesatare e kaluar për të parë një vepër arti ishte 27.2 sekonda. Një studim më i fundit në Muzeun e Arteve në Indianapolis iu rezultoi per kohën mesatare të vrojtimit prej 4–31 sekondash. Më shumë kohë një person kalon në një supermarket për të vendosur për një produkt. Për fat të keq, një vizitë në museum është thjesht pjesë e një liste të gjërave për tu
bërë. Dhe nuk gjendet më dinamik në shumë vënde historike si në botë ashtu dhe në Shqipëri. Si mund të bashkëveprosh me të vdekurit? Nuk mundesh. Si pasojë, shumica e turistëve vizitojnë vendet arkeologjike jo sepse dëshirojnë, por sepse ndjehen të detyruar.
I solla këto fakte për të treguar që ndoshta nuk duhet tja nisim nga zero, por duke parë studimet mbi problematikat botrore, që një ditë do të pasqyrohen dhe tek ne, duhet investuar “me mënd” duke konsideruar dhe të gjithë këto faktor. Cfarë mund të bëjmë për ta bërë tërheqës këtë segment të turizmit? Le ti japim jetë! Duhet punuar për të (i) sjell entuziazëm në vëndet arkeologjike. Vëndet si Bagan në Myanmar, Cappadocia në Turqi dhe Teotihuacan në Meksikë të famshëm për ofrimin e përvojave të udhëtimeve të balonave me ajër të nxehtë. (ii) Hapja e vendeve arkeologjike natën.
Pjesa më e madhe janë hapur ditën, ku përvec mërzisë shtohet dhe vapa. Natën është shumë atraktive dhe me lojën e dritave mund të përqëndrosh vizitorin në pika të vecanta ose mund të përdoren projektime si në Kullën e Davidit në Jeruzalem, gjë që e kthen vëndin në jetë. (iii) Kthimi i amfiteatreve dhe hapësirave të ndryshme me festa dhe evente muzikore, koncerte klasike periodike. Një shëmbull shumë i mirë është Efesi në Turqi. (iv) përdorimi I teknologjisë, duke shtuar ture virtuale në kohë në vënde të ndryshme në muzeume apo vëndeve arkeologjike, do të kthehej në një eksperincë fantastike. Imagjino të udhëtoje në Butrint dhe në vënde të ndryshme të shihje të montuara në mënyrë virtuale kishën e përfunduar ose nje shtëpi reale si në atë kohë, plus mund të investohet në guida virtuale.
Turizmi gjithëvjetor (Turizmi rural, evente). Sipas raportit të INSTAT rreth 8 nga 10 shtetas të huaj hyjnë në Shqipëri me rrugë tokësore, kjo tregon një interes jo vetëm për të fluturuar direkt në desitinacion, por dhe për të ndaluar në vënde e për të eksploruar vënde të ndryshme gjatë qëndrimit në Shqipëri. Modele shumë të mira të agroturizmit kanë fillluar dhe kanë tërhequr shumë vëmndjen e vizitorëve si Mrizi I Zanave,i cili cdo vit shton një shërbim të ri duke e bërë më atraktiv për vizitorët për të pasur arsye për tu kthyer. Model shumë interesant është agroturizimi Kokomani tek e cila vëmëndja të shkon tek vreshtat e rrushit dhe vera cilësore, një model shumë i përafërt me Toskanën. Sikurse është parë qe këto biznese nuk ofrojnë thjesht mundësinë e një dreke të mirë, por ofrojnë “produktin organik” atë që sot I tërheq kaq shumë vizitorët e huaj, modele që nuk I gjen në cdo vënd të botës me këtë cilësi, diell, cmim dhe pse jo dhe mikpritje.
Këto vënde, tërheqin turizmin panvarsisht stinës, atëherë kur plazhi mbaron, fillojnë të vjelat dhe është periudha perfekte nëse vizitorët duan produkte direkt nga toka dhe të shijojnë vjeshtën e artë, pranverën me lule, apo dimrin me dëborë në krah të zjarrit me disa ushqime tradicionale. Kjo do të prodhonte numër të konsiderueshëm turistësh gjatë gjithë vitit. Projekti I 100 fshatrave, iniciuar tashmë nga qeveria është një impuls më shumë për të zhvilluar turizmin rural, por duhet të ketë një ligj të mirë për diversifikim të agroturizmit të shërbimeve dhe produkteve që ofrojnë, në mënyrë që secila të sjellë dicka unike. Shëmbull nëse një model ofron është I famshëm për bylmetin, një tjetër mund të jetë për verën, një tjetër për xhirot me kuaj, ciklizëm, hiking etj. Pasi mund të rrezikojmë të shkojmë në mbingopje me këtë aktivitet e të mos kthehet nga një model suksesi në një model negativ për vetë këto biznese, sic është rasti i mbingopjes me qëndra tregtare.
Evente gjatë gjithë vitit, është një tjetër taktikë për të mbajtur turizmin në 365 ditë të vitit, e perdorur nga Kryetari I Bashkisë së Tiranës, dhe ka rezultuar e sukseshme. Mund të bëjnë të njëjtën gjë të gjitha bashkitë duke krijuar në fillim të vitit axhendën e tyre të aktiviteteve, atë për të cilën dallohen më shumë dhe cfarë ofrojnë si nga tradita ashtu edhe risitë.
Turizmi malor. Shqipëria sa e pasur me bregdet aq e pasur dhe me male. Por akoma nuk ofrojmë numër të konsiderueshëm të qëndrave të skive. Duke e hapur dhe diversifikuar turizmin numri i vizitorëve mund të dyfishohet ndoshta dhe të pesëfishohet. Eshtë provuar tashmë me modelin e Brezovicës, që turistët europian dhe sidomos ato që merren me ski ju intereson vetëm pista dhe jo shteti. Megjithëse ky vend nuk ofron lluks të madh në hoteleri, në një kafe në Brezovicë ti mund të shohësh një miks të bukur kulturash dhe gjuhësh, gjë që tregon që kanë ditur ta gjejnë, panvarsisht se është një qytez që nuk ofron shumë. Modelet e ngjashme të PPP-ve mund të jenë një mënyrë për të investuar gjithashtu në qëndra skish dhe hotelerish lluksoze. Por interesante mund të jenë dhe bashkepunimet midis shteteve apo projektet e medha Cross-Borders të cilat kanë për qëllim inkurajimin e bizneseve që sjellin zhvillimin e turizmit ne vecanti dhe të ekonomisë në vëndet kufitare.
Një shembull i mirë i cili ka pasur një rritje të ndjeshme të ekonomisë për shkak të turizmit është Bullgaria e cila ka pasur një rritje të GDP-së në 3.7% e cila është thuajse dopjo e normës së rritjes EU-28. Strategjia dhe ndërhyrja e strukturave të shtetit me fokus turizmin solli një rritje të kërkesës vendase, uli borxhin shtetror, dhe rriti investimet në zona të caktuara duke arritur maksimumin me 8.3 milion visitor në 2016. Kështu që mendoj që duke e perqendruar ekonominë tek turizmi, mund të ndikohet pozitivisht tek rritja ekonomike, ulja e borxhit dhe rritja e të ardhurave. Kjo bëhet fare lehtë sepse në vëndet fqinje turizmi është i suksesshëm. Problemi i fshatit, që konsiderohet sot gabimisht si i vetëpunësuar zgjidhet, se ai do të punojë për turizmin në vënd të presë eksportin, dhe historikisht dimë të përqëndrojmë zhvillimin ekonomik.
Kështu që edhe përqëndrimi i suksesshem ekonomik mund të rrisë të ardhurat në cdo familje dhe do ulë emigrimin e popullsisë.