“Ajri është…”, meteorologia tregon çfarë la pas pluhuri saharian në Shqipëri

Disa qytete të Shqipërisë u mbuluan nga pluhuri saharian të mërkurën, duke shkaktuar një ndotje të madhe të ajrit.

Meteorologia Lajda Porja ka shpjeguar në emisionin “7pa5” shkaqet e kësaj dukurie dhe theksoi se tashmë ajri është pastruar.

“Kemi kaluar një javë tejet dinamike, një të mërkurë dhe të enjte e cila ka sjellë pluhurin saharian, pa fund lajme, panic që u krijua në gjithë publikun.

Situate të tilla, ku kemi qarkullim të masave ajore nga pjesa veriore e Afrikës janë prezente. Kanë qenë në sasi të konsiderueshme për shkak se ka pasur stuhi të forta ere si pasojë e një cikloni të zhvilluar prej shumë ditësh në gadishullin iberik, duke sjellë stuhi ere deri në pjesën veriore të Afrikës, që morën me vete masivitet të rërës së Saharasë dhe janë shpërndarë në pellgun e Mesdheut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT