FOTOLAJM/ Çfarë po ndodh afër Gjadrit? Nis puna për ndërtimin e rrugës që të çon drejt kampit të refugjatëve

Fotot që shihni më poshtë vijnë nga fshati Kakariq afër Gjadrit, ku do të ndërtohet një prej kampeve që do të vendosen emigrantët, siç e përcakton dhe marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë.

Siç njoftohet që prej ditës së djeshme ka nisur puna për ndërtimin e këtij kampi.

Ndërkohë, sot LSA sjell disa pamje ku shihen mjete te tonazhit të rëndë, që janë stacionuar në këtë zonë, ndërsa po punojnë për ndërtimin e rrugës që do të çojë drejt kampit që do të jetë Gjadër. Pasi të ndërtohet rruga, do të nisë puna dhe brenda kampit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT