FOTO: 10 dhoma, 4 tualete, mobilim luksi, a e shiti ish-ministri vilën afër Berishës në Lalëz?

Në majin e këtin viti deputeti ambicioz Gazmend Bardhi shkaktoi sherre në Kuvend pas një denoncimi të bërë në “Facebook” për një koleg që sipas tij “mbahet peng nga Edi Rama përmes një vile 760 mijë euroshe”.

I pyetur nga gazetarët se për kë bëhet fjalë, Bardhi nuk pranoi të zbulonte emrin. Ama e ngushtoi rrethin duke zbuluar se është një person që ka qenë ministër.

Dhe ndërsa gazetarët i vunë përballë listën e deputetëve të grupit të Rithemelimit, Bardhi la të kuptohet se mund të jetë njëri nga këto të katërt: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj.

Banorët e fshatit “LURA 1” ku ka shtëpinë verore edhe Sali Berisha e dinë për kë bëhet fjalë.

Vila në fotot e denoncuara nga Bardhi banohet nga ish-ministri i brendshëm Flamur Noka.

Vila ka 10 dhoma, nga të cilat 7 janë dhoma gjumi si edhe 4 tualete. Ajo është e ndërtuar në 810 metër katrorë tokë dhe ka një sipërfaqe neto prej 400 metrash katrorë ndërtim.

Kompania që e nxori në shitje thekson se mobilimi i vilës është luksoz duke dhënë detaje mbi pronanën si më poshtë:

“…Ka nje siperfaqe trualli 810 m2, dhe ndertim 400m2. Organizohet ne dy vila te ndara. Njera nga vilat ka nje sip ndertim 212m2 dhe nje verande 42m2. Kati i pare eshte i organizuar ne nje dhome te bollshme ndenje dhe gatimi, nje tualet si dhe nje dhome tharje. Kati i dyte eshte i organizuar ne tre dhoma gjumi, nje studio si dhe dy tualete. Vila tjeter ka nje siperfaqe 117.84m2 ndertim. Eshte i organizuar ne nje dhome ndenje, ambient gatimi me vete, tre dhoma gjumi dhe dy tualete. Mobilimi i viles eshte luksoz. Shitet totalisht i mobiluar. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor…” etj

Vila u ndêrtua kur Noka ishte ministër, pasi fshati kishte përfunduar. Për këtë shkak ajo ngushtoi dhe një pjesë të rrugës-unazë që rrethon fshatin rezidencial. Gjendet pranë hyrjes së LURA 1 në reshtin e parë anës rrugës.

Shumë nga banorët e LURA 1 që është fshati i parë turistik në Gjirin e Lalzit, i kanë vendosur në shitje vilat për shkak të mbipopullimit të zonës.

Kjo zonë mori zhvillim pas riardhjes në pushtet të Berishës dhe pasi vajza e saj Argita me një grup miqsh të punësuar në administratën e re në poste drejtuese investuan aty.

Sot Bardhi rri përkrah Nokës, aq i bën çfarë ka thënë për të, kurse vila e Berishës ne Lalz eshte ne listen e sekuestrove nga SPAK.

Viles se Nokës ende nuk i dihet fati.

n.s. / dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT