Negociatat, Meta thirrje BE: bendosni Kushte për Shqipërinë në çdo institucion

Në 77-vjetorin e Konferencës së Pezës nuk kanë munguar as mesazhet politike.
Teksa ka marrë pjesë në homazhet për nder të dëshmorëve, në një prononcim për mediat, pas ceremonisë, kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh se në këtë moment të rëndësishme janë negociatat.
Meta u shpreh se nëse BE vendos kushte për negociatat duhet të jenë për çdo insitucion.
“Interesi ynë kombëtar është anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Kam dhënë shumë mesazhe dhe sjellja ime si president ka qenë në interesin kombëtar.
Kërkesa ime për të gjithë forcat politike është t’i kërkojnë BE, pavarësisht nga problemet e deritanishme, t’i thotë po çeljes së negociatave dhe nëse do të ketë kushte, duhet të vendosin kusht për çdo institucion.
Të gjithë ata që kanë paqartësi mund të lexojnë raportin final të OSBE”, përfundoi Meta shkurt mesazhin e tij.n